SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy S5 Active Disa ditë më parë kemi bërë njoftimin për thashethemet për lasnimin e mundshëm të modelit të ri nga Samsung, Samsung Galaxy S5 Prime, ndërsa tani në ueb faqen e kompanisë gjigante është publikuar edhe një modeli i ri, Samsung Galaxy S5 Active.

Samsung Galaxy S5 Active i koduar si SM-G650F pritet të ketë specifikacionet e ngjashme sikurse modeli Galaxy S5, duke përfshi ekranin HD 5.1 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, procesorin 4-bërthamor Snapdragon 801, 2GB RAM memorie 2 megapiksel kamera frontale, 16 megapiksel kamera kryesore, 16GB hapësire e brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB me anë të microSD kartelës.

Model Samsung Galaxy S5 Active si duket do të lansohet në muajin Qershor kur pritet të lanoshen po ashtu edhe Samsung Galaxy S5 Prime si dhe Samsung Galaxy S5 Mini. /ameble