SHPËRNDAJE

Video e fundit e serive të vazhdueshme të iPhone 6 është ndoshta video me interesante që është shfaqur deri më tani. Kemi parë shumë modele të iPhone 6 të krijuara nga skema që janë marrë me sa duket nga partneri i Apple-it, Foxconn, dhe kështu janë bërë krahasime me smartphone tjerë të ndryshëm në përpjekje për t’i paraqitur blerësve një pamje se si do të duket ky model i ardhshëm.

Duke i njohur mirë komponentët e Apple-it, personi me emër Sonny Dikson, pronar i kanalit në YouTube me nofkën DetroitBORG ka publikuar kohët e fundit një video ku ka krahasuar një model të menduar që përfaqëson gjeneratën e ardhshme të iPhone-it me çdo iPhone aktual dhe të gjeneratës së mëparshme. Shih videon më poshtë:

Sipas një analisti të njohur për Apple, Ming-Chi Kuo, kjo kompani planifikon të nxjerrë një model të iPhone-it krejtësisht të ri-dizajnuar në muajin Shtator ose Tetor të këtij viti. Pajisja do të shfaqët me ekran 4.7-inç, procesorin A8 dhe NFC etj. /ameble