SHPËRNDAJE

vala_logoPosta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) ka shpallur fituesin për avancimin e platformës së saj të operatorit mobil “Vala” në gjeneratën e tretë 3G pas tri ankesave, raporton zeri.info.

Fitues të tenderit “Avancimi dhe Implementimi i Teknologjive Mobile Brez-gjera-Faza 3G dhe LTE” janë: “Alcatel-Lucent Deutschland AG” & “Cacttus sh.a” – për pjesën e parë dhe “Nokia Solutions and Netëorks Oy”, Finland.

Pjesa e parë do ‘ti kushtojë PTK-së 27,989,999 euro, ndërsa pjesa e dytë 3,934,924 euro. Me afër 32 milionë euro,” Vala” ka në plan që konsumatorëve të saj t’u ofrojë internet me cilësi të lartë e shpejtësi të madhe në telefona të mençur mobilë që ofron edhe shërbimet si -telefonata me video dhe TV në celular.

Këtë shërbim operatori mobil “IPKO” ka lansuar që nga 1 dhjetori 2013 kur edhe është dhënë leja nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve elektronike dhe Postare (ARKEP). PTK-ja në atë kohë nuk ishte e gatshme për të filluar me 3G-në për shkak se ndërmarrja ishte në proces të privatizimit.

Qeveria e Kosovës në dhjetor 2013 deklaroi se procesi i privatizimit të PTK-së nuk do të përfundojë.

Ndërmarrja publike është përballur tri herë me ankesa të operatorëve të ndryshëm që nga dhjetori të cilët ankoheshin se PTK-ja nuk duhej të përfillte procedura të negociuara për avancimin e saj në 3G.

SHPËRNDAJE