SHPËRNDAJE

Siç është paralajmëruar edhe më herët, HTC sapo prezantoi modelin e ri HTC One M9 i cili bazuar në karakteristika harduerike si duket do të jetë një super pajisje e lansuar ndonjëherë nga kompania HTC.

Karakteristikat Harduerike – Ekrani, Procesori dhe RAM 

Modeli i ri nga HTC, HTC One M9 vjen me ekranin 5 inç Super LCD3 me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve i përkrahur nga procesori 8-bërthamor 64 Bit Qualcomm Snapdragon 810.dhe 3GB RAM memorie. Ekrani është i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 4.

Më poshtë janë disa fotografi nga eventi i mbajtur.

Karakteristikat Harduerike – Kamera, Hapësira e brendshme dhe Sistemi Operativ

Siç është paralajmëruar edhe më herët se ky model do të vije me kamera më të mira dhe kjo pikërisht është edhe konfirmuar sot. Kamera frontale është 4 Ultrapikselë, Kamera Kryesore është 20 Megapikselë. Sa i përket sistemit operativ, modeli HTC M9 do të vije me versionin e fundit Android 5.0 dhe HTC Sense 7. Hapësira e brednshme është 32GB e cila mund të zgjerohet nepermjet microSD kartelës deri në 128GB.

Karakteristikat Harduerike të tjera

  • Bateria e integruar 2840 mAh
  • Përkrahja e rrjeteve 2G, 3F dhe 4G LTE
  • Formati i Video incizimit 2160p@30fps, 1080p@60fps, 720p@120fps
  • HTC M9 do të jetë në dispozicion që nga Marsi i këtij viti në 4 ngjyra.

Në linkun e më poshtëm, mund të ndiqeni ngjarjen e prezantimit të HTC M9. /ameble

https://www.youtube.com/watch?v=BWhM_oHr558#t=1503

SHPËRNDAJE