SHPËRNDAJE

Exploded iPad AirTë mërkurën e kaluar  (me 06 Nëntor 2013) në dyqanin e Vodafone në Canberra të Australis ndodhi një gjë e çuditshme. Njëri prej produkteve të Apple, tableti iPad ndodhi të eksplodoj gjersa ishte i vendosur në sirtarin e reklamave.

Ky lajm u konfirmua edhe nga punonjësit e Vodafone të cilët ishin të pranishëm në dyqan.

Menjëherë pas këtij incidenti, ekspertët e Apple shkuan të vizitojnë dyqanin për të shikuar se si erdhi deri tek ky i fundit dhe si konkludim doli të jetë adapteri jo i duhur (i cili nuk ishte produkt i Apple) me të cilin po mbushej pajisja iPad.

Akoma nuk është bërë e ditur se cili model i iPad ishte ky, por sipas burimeve të Apple ky nuk ishte model i ri Apple iPad Air. |ameble|

SHPËRNDAJE