SHPËRNDAJE

Google Street View është e dobishme për shumë arsye, praktikisht ju mund të vizitoni ishujt Galapagos, mund të luani me GeoGuessr si dhe kënaqeni me ndonjë prej momenteve interesante të kapura nga vetë Google.

Por tani është një diçka krejt e re që është shtuar në listë, nga tani mund të përjetoni jetën brenda ndërtesës më të lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai.

[youtube id=”cn7AFhVEI5o” width=”600″ height=”350″]

Më shumë se 828 metra mbi tokë, Burj Khalifa është projekti me i lartë artificial i ndërtuar nga njeriu, posedon 160 kate.

Tani, në sajë të Street View, ju mund të shihni një pamjet nga kati i 124-të i kullës së vëzhgimit ose pishinës më të lartë në botë në katin e 76-të, gjithashtu të bëni një turne tek kati më i lartë.

Google ka njoftuar për ketë nëpërmjet blogut të tyre zyrtar, aty ka shfaqur edhe videon e paraqitur më lart. Në qoftë se ju vetë dëshironi të shëtisni me pamje nga Burj Khalifa nëpërmes Street View atëherë kliko këtu. |ameble|

SHPËRNDAJE