SHPËRNDAJE

Pas shumë para-reklamave që disa muaj që i ka bërë Xiaomi për smartphone-in e tyre të ardhshëm Mi 5, sot në ngjarjen MWC 2016 kompania zyrtarisht ka lansuar ketë model. Smartphone-i në vete posedon anën harduerike mjaft mbresëlënëse dhe të mos harrojmë se tipar i shitjes së këtij modeli do të jetë çmimi.

Xiaomi Mi 5

Xiaomi Mi 5 vjen me ekran 5.15-inç, kurse përbrenda posedon procesorin Qualcomm Snapdragon 820. Gjithashtu vjen me 4GB RAM, hapësirën për të dhëna deri në 128GB së bashku me baterinë 3000mAh.

Mi 5 posedon po ashtu sensorin fingerprint dhe kamerën kryesore 16MP me stabilizim optik të imazhit. Nga ana softuerike do të vij me platformën Android 6.0 Marshmallow dhe ndërfaqen e vetë MIUI 7.

Përveç modelit me 128GB siç përmendem më lartë do të jetë edhe versioni 32GB që vjen me çmim nga 262$, kurse ai 128GB do të jetë për 354$ dhe pritet të dalë në shitje nga 1 Marsi. Xiaomi Mi 5 tani për tani do të jetë në dispozicion për shitje vetëm në vendet si Kina, e ndjekur nga India, dhe vende të tjera që më pas Xiaomi zakonisht shet telefonat e tyre në. /ameble

SHPËRNDAJE