SHPËRNDAJE

Par7509930Sipas një raporti të fundit nga The Telegraph, Bashkimi Evropian është duke zhvilluar një pajisje që i mundëson policisë të ndal çdo automjet nga distanca (remotely). Kjo pajisje po planifikohet të instalohet në të gjitha automjetet në Evropë dhe do t’i jap qasje policisë që të ndal motorin e çdo automjeti, nga dhoma e tyre e kontrollit.

Kjo pajisje përveç që e fik motorin e automjetit, ajo gjithashtu bllokon furnizimin me karburant, që do të thotë se automjeti nuk mund të startoj përsëri.

Kjo teknologji e cila është duke u zhvilluar dhe planifikuar, është menduar që ti ndal vozitësit që zhvillojnë shpejtësi të madhe në rrugë. Sipas disa dokumenteve ky plan është paraparë që të përfundoj deri në vitin 2020 për të gjitha automjetet në Europë. /ameble

SHPËRNDAJE