SHPËRNDAJE

Në qoftë se hapni Google PlayStore apo AppStore dhe kontrolloni listimet e aplikacioneve, atëherë mund të keni parë një aplikacion që është popullarizuar këto ditë, i quajtur Masquerade.

Masquare Facebook

Masquerade është një nga aplikacionet që ka marr popullaritet të madh shumë shpejt, e që tani sipas një njoftimi ky aplikacion është blerë nga Facebook.

Masquerade posedon lloje të ndryshme të filtrave që mund të futen në fytyrë dhe të ndryshohen derisa t’ju duket diçka e mirë. Si aplikacion të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me video dhe pastaj mund të shpërndahet në rrjete sociale.

Facebook ka menduar se ky trend nuk do të zhduket për një kohë dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ajo ka shpenzuar një shumë të pazbuluar për të blerë kompaninë që e ka zhvilluar këtë aplikacion.

Masquerade ka gjasë që filtrat e aplikacionit të tyre t’i fusin brenda aplikacionit Facebook. /ameble

SHPËRNDAJE