Facebook whatsappKur aplikacioni WhatsApp ishte lansuar në vitin 2009, askush nuk e kishte menduar se do të rritet dhe të bëhet një kompani miliardere.

Megjithatë, Facebook të mërkurën ka deklaruar se ka blerë aplikacionin jashtëzakonisht të popullarizuar për mesazhe të çastit WhatsApp në një shumë prej 16 miliardë $. Në njoftimin e tyre zyrtar, Facebook thotë se do të paguajë 4 miliardë dollarë para të gatshme plus 12 miliardë dollarë tjera aksione të Facebook-ut. Ata gjithashtu thonë se “Marrëveshja parasheh edhe një shumë prej 3 miliardë dollarësh në njësi të kufizuara të aksioneve që do të jepen për themelues të WhatsApp-it dhe punonjësve që do të vazhdojnë të punojnë edhe gjatë katër viteve të ardhshme deri sa të mbyllet procesi i blerjes.”

Pra, pse Facebook po derdh të gjitha këto para për aplikacionin WhatsApp? Facebook thekson se WhatsApp tashmë ka 450 milionë përdorues, duke përdorur atë çdo muaj dhe se kjo pritet vetëm që të rritet. “WhatsApp është në një rrugë që të lidh 1 miliardë njerëz,” ka thënë udhëheqësi i Facebook-ut Mark Zuckerberg në një deklaratë të tij.

Nga ana tjetër, WhatsApp thonë se “asgjë” nuk do të ndryshojë për përdoruesit, edhe pse tani është blerë nga Facebook. /ameble