SHPËRNDAJE

Facebook GroupsFacebook të martën ka njoftuar për aplikacionin e tyre tani të ndarë “Facebook Groups” që mundëson bisedat në grupe pa pasur nevojë të përdoret aplikacioni i Facebook-ut nga smartphone-i. Ky aplikacion i ri tani është në dispozicion për të dy platformat Android dhe iOS.

Facebook ka thënë se ideja dhe arsyeja e krijimit të Facebook Groups është se dëshirojmë që bisedat në grupe të jenë të ndara nga ato individuale. Facebook Groups, nëse nuk e dini, është një mundësi në Facebook që është e ngjashme me faqet, por posedon me shumë privatësi dhe mundësi, p.sh një grup miqsh mund të ndajnë foto, komente e shumë gjëra tjera me njëri-tjetrin. Facebook thotë se do të keni mundësi të gjeni grupe të reja që mund të merrni pjesë duke përdorur funksionin e ri Discover.

Shkarkoni aplikacionin e ri Facebook Groups për Android dhe iOS. /ameble