Facebook Hacker Cup është një konkurs vjetor në mbarë botën ku hakerat konkurrojnë kundër njëri-tjetrit për të zgjidhur algoritme dhe për të fituar para serioze. Konkursi do të mbahet në dy raunde: një raund paraprak që bëhën kualifikimet në internet, nga të cilat 25 me të mirët dërgohen në selinë e Facebook-ut në Kaliforni të SHBA-ve.

Raundi paraprak kualifikues online do të mbahet midis 25 janarit dhe 16 shkurtit, dhe finalja e planifikuar atje për 22 dhe 23 mars 2013.

Ja orari të plotë i kësaj ngjarje:
• Regjistrimi: 7 – 27 janar
• Raundi kualifikues Online: 25 – 16 shkurt
• Finalja në qendrën e Facebook-ut: 22 – 23 mars

Kjo nuk është aspak një betejë e lehtë për të fituar. Top çmimi është 10 mijë $, vitin e kaluar kanë qenë 8000 pjesëmarrës nga 150 vende të botës. Data e fundit për aplikim është 27 janar, po që se ju duket se jeni një hacker i fortë mund të regjistroheni këtu. |ameble| [divider top=”0″]