SHPËRNDAJE

Facebook FBFacebook të enjten ka njoftuar për një shërbim të ri ku shpreson se do të bëhet numër një për burimin e lajmeve. Ky shërbim më shumë ka për synim gazetarët, por gjithashtu do të jetë si inspirim edhe për ata që merren me shkrime. Projekti i ri Newswire do të ketë një platformë që do të mundësoj gjetjen dhe shpërndarjen e lajmeve në një mënyrë shumë të lehtë.

Portali i ri Newswire do të postoj foto, video dhe përditësime të titujve për çfarëdo qoftë që ndodh nëpër botë. Rrjeti social ka përgatitur ketë faqe në mënyrë specifike me përkrahjen e Facebook-ut, ku aty mund të pëlqeni, ose të ndiqni llogarinë e Newswire-it në Twitter.

Sido që të jetë, ky është një tjetër shërbim i kompanisë, në përpjekje për të mbajtur përdoruesit e saj rreth platformës së tyre Facebook. /ameble

 

SHPËRNDAJE