SHPËRNDAJE

Facebook sot ka njoftuar për një funksion të ri që mund t’i identifikojë këngët, shfaqjet televizive, apo edhe filmat që janë duke luajtur në hapësirën tuaj, përderisa jeni duke shkruar një përditësim në status.

Ngjashëm si Shazam-i, ky funksion i ri i Facebook-ut do të dëgjoj nga hapësira juaj se ku gjendeni dhe përderisa shkruani në një përditësim të ri në status, aty do tu jepet mundësia për të shtuar atë që jeni duke dëgjuar apo shikuar në TV.

Ky funksion është ende në proces të shfaqjes dhe nuk mund të shihet nga të gjitha pajisjet, por kur shfaqet të të gjithë, atëherë ju do të shihni një ikonë të audios në ekranin tuaj gjatë përditësimit të statusit në FB. Funksioni i ri do të përdorë mikrofonin e smartphone-it tuaj për të detektuar së çfarë është duke u luajtur aty pranë ku gjendeni dhe do të kërkoj deri në një përgjigje. Ju pastaj mund të zgjidhni nëse dëshironi të përfshini atë informacion në përditësimin e statusit tuaj në FB.

Facebook ka thënë se asgjë nuk do të regjistrohet apo ruhet nga bisedat përreth, dhe se funksioni nuk mund të identifikojë zhurmën në mjedise ose biseda. Nëse nuk dëshironi ta keni ketë funksion aktiv atëherë e ka mundësin e çaktivizimit. Facebook ka thënë se ky funksion është në gjendje të identifikojë miliona këngë ose emisione në TV që aktualishtë transmetohen në mbi 150 kanale. Ky funksion do të nis për Android dhe iOS në javët e ardhshme, por për fillim vetëm për përdoruesit e SHBA-ve. /ameble

SHPËRNDAJE