SHPËRNDAJE

Sipas një raporti nga TechCrunch, Facebook është në bisedime për të blerë aplikacionin e famshëm të mesazheve Whatsapp.

Whatsapp është një multi-platformë e mesazheve që u ofron përdoruesve një mënyrë te lehtë për të shkëmbyer mesazhe me tekst, foto, video dhe gjëra tjera.

Ky aplikacion është në dispozicion në mbi 100 vende te botës, sipas statistikave që janë zbuluar nga vetë kompania në tetor te vitit 2011 janë përdorur mbi 1 miliard mesazhe në ditë. Në gusht të vitit 2012, kompania deklaroi se kishte vendosur një rekord të ri me mbi 4 miliard mesazhe përbrenda aplikacionit dhe 600 mijë me jashtë, duke shënuar kështu rekord për 10 miliard mesazhe totale në një ditë të vetme.

Facebook, në anën tjetër, ka mbi një miliard përdorues aktivë.

Kompania e rrjetave sociale kishte blerë kompaninë Instagram për 1 miliard dollarë në çmimin më të lartë qe ka blerë deri tani. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE