SHPËRNDAJE

FacebookFacebook është në përgatitje që të filloj me një shërbim të ri për leximin e lajmeve (news reader) në pajisjet mobile smartphone dhe tablet, ky shërbimi është emëruar Paper. Sipas një raporti të fundit, Paper do të jetë i ngjashëm me aplikacionin e shumë popullarizuar Flipboard, dhe do të lansohet si një aplikacion i ndarë ose si ueb aplikacion për pajisje mobile.

Lexuesi Paper nga Facebook pritet të ketë një pamje të ngjashme me Flipboard-in dhe do të funksionoj ngjashëm, ai do të veproj si përmbledhës i lajmeve. Facebook ka qenë duke punuar në këtë shërbim të ri që disa vite. Ky shërbim pritet të lansohet gjatë këtij muaji dhe në qoftë se i afrohet vetëm gjysmës së si është Flipboard atëherë mund të bëhet një aplikacion shumë i popullarizuar. Për me shumë informata do të informohemi ditët e ardshme. /ameble

SHPËRNDAJE