SHPËRNDAJE

Facebook ka zbuluar projektin më të fundit, Facebook at Work. Rrjeti social i krijuar posaçërisht për bizneset synon të mundësojë mënyrën më të mirë të komunikimit dhe ndarjes së informacionit mes punonjësve të një kompanie. Aplikacioni është i njëjtë me aplikacionin e Facebook me të cilin jemi mësuar të gjithë, por me shumë gjasa do të kërkojë një mënyrë kyçje të veçantë për çdo kompani. Aplikacioni do të publikohet sot në Google Play Store dhe iOS App Store, megjithëse do të jetë i përdorshëm vetëm nga disa kompania të caktuara.fbwork_press_newsfeed-710x504

Facebook at Work ka qenë në zhvillim për afërsisht 10 vite, dhe në të vërtetë punonjësit e Facebook përdorin këtë aplikacion për të komunikuar mes tyre. Lars Rasmussen, drejtori i programimit në Facebook, tha për TechCrunch që “kur Mark Zuckerberg njofton diçka, ai thjesht poston në Facebook at Work.” Kompania nuk është e sigurt nëse ky shërbim duhet të jetë me pagesë apo jo. Për momentin, në versionin Beta të aplikacionit, Facebook Platform nuk është i aktivizuar, që do të thotë se nuk ka reklama. Megjithatë, ideja e reklamave nuk është përjashtuar, duke qenë se aplikacionet rivale të komunikimit mes kompanive janë me pagesë.

Ky projekt i Facebook ka një synim të qartë: të konkurojë me aplikacionet rivale në këtë kategori. Slack, Yammer, Convo dhe Socialcast janë disa nga aplikacionet më të njohura në këtë kategori. Megjithatë, jo shumë njerëz e dinë që këto aplikacione ekzistojnë, ndërsa nga ana tjetër të gjithë dinë për Facebook-un. Nëse kompania ku ju punoni do të vendosë të komunikojë me Facebook at Work, ju do të mbani dy aplikacione në smartphonin tuaj. Informacioni mes dy aplikacioneve nuk do të ngatërrohet asnjëherë, prandaj nuk do të ketë mundësi gabimi në shpërndarjen e postimeve me personat e gabuar./ameble

SHPËRNDAJE