SHPËRNDAJE

Aksionet e grupeve te ndryshme mjedisore treguan efektin e tyre lidhur me kritikat për funksionimin e qendrave të të dhënave të Facebook-ut, te cilat ende mbështeten me energji nga qymyri.

Kompania Facebook ka publikuar tani shifrat për përdorim aktual të energjisë dhe është detyruar që të rrisë pjesën e energjive të rinovueshme nga tashmë 23% në 25% deri në vitin 2015. Kjo duket të jetë një hap i vogël, por një “hap i rëndësishëm “për Greenpeace. Facebook në vitin 2011 ne SHBA ka hargjuar rreth 509 milion kilovat-orë energji elektrike, të barabartë me 207.000 ton në emetim të CO2-së (lëshim i dioksidit të karbonit). Qendrat e të dhënave gjenden ne Oregon dhe North Carolina, të plotësuara me dy objekte te Serverhoming nga ofruesit – një në brigjet lindore dhe një ne ato perëndimore.

Megjithatë, kërkesa për energji në disa qendra të të dhënave është shumë më e ulët. Për objektin në Prineville, Oregon, emeton Facebook 28.000 ton CO2 – dhe për Forest City, North Carolina, vetëm 4.000 ton.

Shkak për ketë ndryshim ne Prineville ishte aksioni i Greenpeace “Unfriend Coal” në 2010 qe ne gjuhen e rrjeteve sociale ka kuptimin e “fshirjes së shoqërisë me qymyrin”: ne ketë qendër sigurohet energjia nga Pacific Power, e cila në përzierjen e saj përbëhet 59% nga qymyri – ende mbi mesataren tashmë të lartë te SHBA-ve prej 50%.

Zëdhënësi i Greenpeace, Gary Cook vlerëson se ‘’Facebook është i detyruar qe komplet të kalojë ne përdorimin e energjisë se rinovueshme dhe te tregojë qëllimet dhe seriozitetin e tij ne progresin e një bote ne një ambient te pastër.‘‘ |zdnet| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • shema

    Keta greenpeace jane si vetvendosja