SHPËRNDAJE

Ndryshimi më i madh që po bëhet në Facebook që disa vite tani përfshinë pesë emojis.
Duke filluar nga sot, butonit Like në Facebook i bashkohen edhe pesë Emojis që shfaqen si “Love,” “Haha,” “Wow,” “Sad,” dhe “Angry.”

Facebook Emojis

Facebook i ka emëruar këto si “Reagime” (Reactions) ku shumë shpejt do të jenë në dispozicion në aplikacionin e rrjetit social si dhe nëpërmes ueb-faqes.

Facebook Emojis

Sipas një njoftimi nga Facebook thuhet se: “Ne kemi dëgjuar reagimet e përdoruesve dhe kemi vlerësuar se duhet të ketë mënyra me të lehta dhe me të shpejta për tu shprehur. Kjo është arsyeja pse sot ne kemi lansuar këto Emojis, një shtrirje më e gjatë e butonit Like, për të ju jap më shumë opsione për të ndarë kështu reagimet tuaja në një post status.” /ameble

SHPËRNDAJE