Facebook MessengerMe siguri se ju ka ardhur edhe juve mesazhi. Facebook ka filluar t’i detyroj përdoruesit e saj të përdorin aplikacionin e tyre Messenger, në vend se t’na lejoj të bisedojnë direkt brenda aplikacionit të Facebook-ut, siç kemi vepruar deri më tani. Ky veprim, i cili pasqyron politikën e Facebook-ut, do të ndikojnë në të dy platformat iOS dhe Android dhe do të fillojë të hy në fuqi gjatë dy ditëve të ardhshme.

“Nga sot dhe në ditët e ardhshme, ne do të vazhdojmë t’i njoftojmë përdoruesit se në qoftë se dëshirojnë të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe ne Facebook, atyre do t’ju duhet të shkarkojnë aplikacionin Facebook Messenger,” ka thënë një zëdhënës i Facebook-un për TechCrunch. Facebook Messenger është përdorur nga më shumë se 200 milion njerëz për çdo muaj, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë atë një mundësi edhe më të mirë për t’u lidhur me njerëzit.” ka shtuar ai. /ameble