Facebook mobileNga mëngjesi i sotshëm Facebook është duke u përballur me probleme të shumta. Shumë përdorues kanë raportuar se nuk mund të pëlqejnë (bëjnë Like), komentojnë apo postojnë statuse të reja në Facebook, duke krijuar kështu panik që rrjeti më i popullarizuar social në botë ka probleme të papërmirësueshme.

Në Twitter është krijuar një hashtag si #FacebookDown, e cila po përdoret si e vetmja mundësi për të shpërndarë, komentuar si dhe marr lajme për problemet me Facebook-un, e cila tani pak a shumë është bërë edhe si zbavitëse në mënyra të ndryshme.

Ende asnjë koment nga Mark Zuckerberg apo ekipi i tyre rreth këtij problemi, apo se kur pritet të rregullohet problemi. |ameble|