SHPËRNDAJE

facebook-birthday11 vite më parë, me datën 4 Shkurt, ish-studenti i Universitetit Harvard, Mark Zuckenberg dhe katër shokët e tij, Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, krijuan një rrjet i dedikuar për studentët e këtij Universiteti me qëllim të komunikimit dhe shkëmbimit të informatave.

Anëtarësimi në këtë rrjet fillimisht ishte i kufizuar nga themeluesit, dhe shërbente vetëm për studentët e Harvardit, por më pastaj ai u zgjerua në kolegje të tjera në zonën e Bostonit dhe Universitetin e Stanfordit.

Por, kush kishte menduar se pas 4,018 ditë më vonë, ky rrjet, tani më i njohur si “Facebook” do të arrin një sukses të madh duke u bërë një rrjet gjigant, me 1.39 miliard shfrytëzues mujor, 12.47 miliard dollarë të ardhura vjetore si dhe duke arritur një vlerë prej 211 miliard dollarë.

Në ditëlindjen e 11-të, do të përshkruam një historik të shkurtër të sukseseve të arritura të rrjetit Facebook.

Në ditët e para të lansimit të rrjetit thefacebook, siç ishte quajtur rrjeti në fillim, ishte në dispozicion vetëm për studentët e Harvardit. Deri në mars, 2004, shërbimi ishte zgjeruar në Stanford, Columbia dhe Yale. Pastaj deri në shtator 2005 edhe nxënësit e shkollave të mesme janë bashkuar në këtë rrjet duke shtuar numrin e përdoruesve. Më 20 shator 2005, rrjeti ka ndërruar emrin nga thefacebook në Facebook ku një vit më vonë, me 26 shtator 2006, Facebook kishte hapur dyert për regjistrimin e përgjithshëm.

Facebook goditi një milion përdorues në dhjetor të viti 2004, ndërsa 6 milionë përdorues një vit më vonë. Në dhjetor 2006, numri ishte rritur në 12 milionë, ndërsa në dhjetor 2007, 58 milionë përdorues aktiv. Rritja e saj fenomenale është vazhduar më tutje, duke arritur në 360 milionë në 2009 dhe 608 milionë përdorues në dhjetor të vitit 2010. Më 4 tetor 2012, Facebook tejkalon një miliard përdorues aktiv për herë të parë. Ndërsa sot, Facebook numëron rreth 1.39 miliard shfrytëzues mujor, që tregon se edhe pas 3 viteve, rrjeti ende vazhdon të ketë rreth 1 miliard përdorues.

A do të vazhdon më tutje Facebook me suksese, do të kuptojmë në ditëlindjen e 12-të. /ameble

SHPËRNDAJE