SHPËRNDAJE

Mozilla Weekend, është një ngjarje që do të organizohet me datat 8-9 Shkurt 2014 për herë të parë në Tiranë, Shqipëri. Kjo ngjarje do të organizohet së bashku me Komunitetin e Mozilla-s në Shqipëri dhe Open Labs hackerpsace, e cila është duke u bërë e njohur në Shqipëri për ngjarjet që kanë për fokus softuerin me burim të hapur (open source softuer).

Mozilla Weekend Al

Ka pasur edhe me herët ngjarje në lidhje me Mozilla-n që janë organizuar në Shqipëri, por asnjëherë nuk ka pasur një fundjavë të tërë dedikuar kësaj, që do të thotë se pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të punuar së bashku, shoqëruar dhe shpërndarë ide.

Ngjarja fillon më 8 Shkurt në orën 10:00, me prezantime nga Komuniteti i Mozilla-s në Shqipëri, dhe më pas pjesëmarrësit do të kenë shansin për t’u njohur me produktet e Mozilla-s si Persona, Lighbeam, Thunderbird, Firefox OS, etj. Ngjarja nuk do të jetë vetëm ngjarje prezantuese, pjesëmarrësit gjithashtu do të përfitojnë nga trajnime të shkurtëra në formën e prezantimeve dhe konkurse të vogla.

Gjithashtu do të jetë një seminar i shkurtër për zhvillimin e aplikacioneve për Firefox OS dhe HTML5, ndërsa krejt në fund do të ketë edhe disa shpërblime për pjesëmarrësit.

Çdokush është i ftuar për t’ju bashkuar kësaj ngjarje dhe ka shansin t’i takoj fansat shumë aktiv nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni. Regjistrohu tani! /digjitale /ameble