SHPËRNDAJE

FBIA keni dëgjuar për atë se FBI është në gjendje të aktivizoj kamerën e kompjuterit tuaj pa e ditur ju? Kjo nuk është shaka, një raport i ri nga The Washington Post ka pohuar se “kjo agjenci ka mundësinë që të shoh fshehtë pamjet rreth teje”, pa u ndezur fare drita e kuqe e kamerës që sinjalizon se është e ndezur. Pra, në thelb, dikush mund t’ju shikoj juve drejtpërdrejt nëpërmjet kamerës se kompjuterit tuaj dhe ju nuk e vëreni atë.

Në anën tjetër (të vërtetë), FBI zakonisht e përdor këtë lloj taktike pushtuese vetëm në rastet e terrorizmit, ose kur diçka me të vërtetë është në rrezik.

Raporti i Washington Post përshkruan edhe disa metoda tjera të FBI që përdor në raste kur kërkojnë një të dyshuar, duke përfshirë përdorimin e ndonjë softueri (malicious) me qëllim të keq për të ndjekur aktivitetet në ueb, e-mail etj.

Shumë nga këto mënyra që përdor FBI janë të referuara si “teknika për hetim në rrjeta”, një nga më të fuqishmet e cila i lejon agjentët për të shkarkuar fotografi, foto, e-mail etj, pa e ditur përdoruesi fare.  |ameble|

SHPËRNDAJE