Lenovo MiixNë Qershor Lenovo kishte prezantuar tabletin Miix 10.1 inç duke premtuar se së shpejti do të fillonte edhe lansimi i tij në treg. Në faqen e internetit Lenovo tani më është paraqitur ky model me çmim prej 599 $. Lenovo si duket ka filluar qysh në fillim me promocionin e tabletit të ri me një zbritje prej 120 $ duke  përdorur kuponin “BACKTOSCHOOLIDEA “.

Pra, ju mund të porositni tabletin Lenovo Miix me çmim prej 479 $ deri më 2 Shtator 2013, deri sa zgjat ky promocion.

Tableti Lenovo Miix ka ekranin 10.1 inç LED SPI me rezolucion prej 1366 x 768 pikëselë, i shoqëruar me procesorin 2-bërtahmor nga Intel Atom Z2760 1,8 GHz dhe ka një bateri të fuqishme 6800 mAh Li-Polymer që mundëson përdorimin e tabletit deri në 10 orë. Tableti gjithashtu ka të integruar 2 GB RAM memorie si dhe 64 GB memorie të brendshme për ruajtje të shënimeve. Ofron lidhje me WiFi N dhe Bluetooth 4.0, dhe poashtu ka edhe një HD ueb kamerë 1-Megapikselë. Lenovo Miix ka të instaluar platformën  Windows 8.

Hapësira për ruajtjen e shënimeve poashtu mund të zgjerohet deri në 32 GB shtesë nëpërmjet portës  MicroSd. Tableti ka të integruar një 2.0 microUSB portë, një port microHDMI që mundëson lidhjen e tabletit në HDTV, ka të integruar folësit stereo si dhe një 2 në 1 audio portë. Me këtë model të tabletit ofrohen edhe disa pajisje opsionale duke përfshirë edhe një AccuType tastierë që në mënyrë automatike shndërron tabletin në formë të laptopit. |ameble|