SHPËRNDAJE

Nokia Lumia 930Modeli Nokia Lumia 930 ishte preznatuar dy muaj më parë së bashku me modelin Nokia Lumia 630, ndërsa nga tani ky smartphone është në dispozicion për para porosi në Evropë.

Amazon Franca dhe Amazon Gjermania kanë listuar në faqen e tyre Modelin Lumia 930 me çmim prej 580 Euro.

Një rikujtim për pjesën harduerike të modelit Lumia Nokia.

Lumia Nokia 930 ka ekranin OLED 5 inç me definicion të plotë me rezolucion prej 1920 x 1080 pikësela dhe vjen me sistemin e ri nga Microsoft, Windows Phone 8.1. Ka të integruar dy kamera, të pasmen 20 megapiksel dhe atë frontalen HD 1.2 megapiksel, procesorin 4-bërthamor 2.2 GHz Snapdragon Qualcomm 800, 2GB RAM memorie dhe 32GB hapësirë të brendshme. Ky model nuk e përkrah mundësin e rritjes së hapësirës së brendshme nëpërmjet kartelës SD, por ofron falas 7 GB hapësirë në cloud. /ameble

SHPËRNDAJE
  • Artin

    a ka ardh ky telefon edhe n’kosove,nese po sa mundet me kushtu ?