Galaxy S5 PrimeVersioni i përditësuar i modelit Samsung Galaxy S5, Galaxy S5 Plus është prezantuar një muaj më parë, ndërsa nga tani kanë filluar edhe shitjet e tij në Evropë, respektivisht në Gjermani.

Samsung Galaxy S5 Plus ka të integruar një procesor 4-bërthamor 2.5GHz Qualcomm Snapdragon 805 i cili është më i shpejtë në krahasim me modelin aktual Galaxy S5.

Samsung Galaxy S5 Plus ka ekranin Super AMOLED 5.1 inç i mbuluar me Corning Gorilla Glass 3 i cili ofron një rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe është i përkrahur nga 2GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të Galaxy S5 Plus përfshijnë 16GB dhe 32GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet microSD kartelës deri në 128GB, kamera frontale 2 megapikselë, kamera kryesore 16 megapikselë dhe bateria e fuqisë prej 2,800 mAh.

Samsung Galaxy S5 Plus gjithashtu vjen edhe me sensorin për gjurmë të gishtërinjve si dhe ka të instaluar versionin Android 4.4 Kitkat.

Samsung Galaxy S5 është aktualisht në shitje në eBay Gjermani me ofertë nga 400 €, ndërsa në disa dyqane në Gjermani shitet nga 530 €. /ameble