SHPËRNDAJE

iPhone 6 RenderTani që iPhone 5S gjendet në treg, thashethemet kanë filluar të shfaqen për modelin iPhone 6. Sipas një artikulli të fundit të revistës MacFan, Apple është duke synuar lançimin e këtij modeli në Shtator të vitit të ardhshëm. Kjo mund të jetë e vërtetë, pasi që Apple në ketë kohë gjithmonë bën prezantimin e smartphone-ve të ri.

Kemi dëgjuar me herët ide nga kompania për smartphone me ekrane të mëdha, veçanërisht kur Samsung dhe konkurrentët e tjerë duket të kenë pasur aq shumë sukses në treg.

MacFac thotë se Apple është duke punuar të fus ekran me madhësi 5 inç në modelin iPhone 6, i kompletuar me rezolucion të plotë dhe të lartë 1920 x 1080 me 440 ppi, që duket të jetë një ndryshim i madh krahasuar me iPhone 5S që ka ekranin 4 inç me rezolucion 1136 x 640 pikselë me 326ppi. Për ketë Apple paraprakisht do të duhet t’u sigurojë zhvilluesve mjete të duhura për të përgatitur aplikacionet e tyre për rezolucion të lartë.

Apple me siguri që po punon shumë rreth iPhone 6, këto gjëra të përmendura me lartë vërtetë marrin kohë, për atë arsye mund t’u besohet thashethemeve që kanë filluar kaq herët. |ameble|

SHPËRNDAJE