SHPËRNDAJE

Nokia Lumia 930Nokia ka njoftuar se modeli i ri Nokia Lumia 930 do të lansohet këtë javë në një numër vendesh duke përfshi Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë, me përjashtim të SHBA-ve.

Lumia 930 përmban ekranin 5 inç me definicion të plotë me rezolucion prej 1920 x 1080 pikseleve i mbrojtur me Corning Gorilla Glass 3  dhe vjen me versionin e fundit të sistemit operativ nga Microsoft, Windows Phone 8.1.

Karakteristikat e tjera të Lumia 930 përfshinë procesorin 4-bërthamor  2.2GHz Qualcomm Snapdragon 800, 2GB RAM memorie dhe 32GB hapësirë të brendshme për ruajtje.

Po ashtu ky model veçohet edhe me kamerën kryesore 20 megapikselë, tani më e njohur si kamera Nokia PureView që vjen me lente të integruara nga CarlZeiss.

Nokia Lumia 930 pritet të ketë çmimin prej 599 $ dhe do të jetë në dispozicion më ngjyrë të bardhë, të zezë, të gjelbër dhe ngjyrë portokalli. /ameble

SHPËRNDAJE