SHPËRNDAJE

Firefox-OSMozilla ka njoftuar se sistemi i tyre operativ Firefox OS do të filloj nga muaji Qershor fillimisht në pesë vende. Lajmi është dhënë nga shefi ekzekutiv i Mozilla-a Gary Kocacs, i cili tha se deri në fund të vitit kanë në plan të shfaqin edhe në njëmbëdhjetë vende tjera.

Mozilla Firefox OS nga Qershori do të fillojë në Brazil Spanjë, Portugali, Poloni dhe Venezuela, ka thënë ai, kurse për SHBA do të duhet të presin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa për vendet tjera si dhe Britaninë e Madhe nuk ka përmendur fare.

Firefox OS për herë të parë ishte publikuar vitin e kaluar ne muajin Korrik, i bërë për smartphone dhe tableta, kurse në dispozicion vetëm për testim është për OS X, Windows, dhe Linux. |ameble| 

SHPËRNDAJE