SHPËRNDAJE

FlappyBird-main 1Flappy Bird do të bëjë kthimin e tij triumfues në muajin Gusht. Krijuesi Dong Nguyen ka thënë nëpërmes Twitter se loja e ardhshme në të vërtet do të jetë një version i përditësuar me përkrahje me më shumë lojtarë (multiplayer), dhe do të jetë “më pak e varur (addictive)” se versioni i më hershëm.

Kjo lojë ishte hequr menjëherë pasi që Nguyen kishte pranuar shumë ankesat në lidhje me natyrën e saj të varësisë. Të kthehemi në muajin Mars, kur Nguyen në një intervistë për Rolling Stone na la të kuptojmë se loja do të kthehet përsëri, por nuk kishte treguar kohën.

Tani është e paqartë se si do të jetë versioni i ri më me pak i varur se sa ai që ishte hequr, por mbetet të shihet për disa muaj. Me siguri se nuk do të jetë aq frustruese dhe e vështirë për lojtaret. Nguyen ka thënë se Flappy Bird është shkarkuar më shumë se 50 milion herë. /ameble

SHPËRNDAJE