SHPËRNDAJE

FlickrShërbimet e mëdha në internet zakonisht nuk njoftojnë për atë se nuk do të jenë në funksion për disa orë në një kohë të caktuar, mirëpo Flickr po e bën të kundërtën. Ata kanë njoftuar se nesër me 25 Korrik do të nxjerrin jashtë funksionit portalin e tyre për gjashtë orë. Pra, gjashtë orë shërbimi i tyre nuk do të jetë në dispozicion në internet dhe përmes pajisjeve mobile.

Kjo është për arsye se Flickr ka planifikuar mirëmbajtjen e shërbimit. Ata kanë njoftuar se do të ndalin një orë me herët duke lënë disa foto në sfond gjithashtu për të mos i befasuar përdoruesit, kjo do të ndodhë duke filluar nga ora jonë 00:00 deri në 07:00 të mëngjesit të datës 25 Korrik. |ameble|

SHPËRNDAJE