SHPËRNDAJE

Një vit më herët, Wiki Academy ishte nisur me të vetmin qëllim, përmirësimin e imazhit të Kosovës në internet. Tani, një vit më vonë, Fondacioni IPKO ka njoftuar se është duke vazhduar me këtë mision, por me një qasje me ndryshe.

Wiki Academy II

Pasi që ka dhjetëra artikuj të botuar në Wikipedia rreth Kosovës dhe ka qindra foto të publikuara me licencë të hapur që përdoren në mbarë botën, Wiki Academy tani me maturi zgjeron qëllimet dhe përgjegjësitë e saj. Ketë vit vjen e quajtur si City Marathon pasi që nëntë komunat e Kosovës do të bëhet pjesë e konkursit.

Puna në artikuj do të zhvillohet gjatë dy fund-javëve dhe në dy qytete të ndryshme: Gjakovë dhe Prishtinë. Pastaj janë edhe dy konkurse tjera, por artikujt dhe fotot do të përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Graçanicë e Shtërpcë. Aplikimi është hapur dhe do të përfundojë më 9 Shkurt. Wikipedia kësaj herë pritet të bombardohet nga artikuj dhe fotografi të cilat do të vijnë nga Kosova.

Pra, bëhu edhe ti pjesë e Wiki Academy II – City Marathon! Për më shumë detaje kliko këtu: Wikiacademykosovo.org. /digjitale /ameble