SHPËRNDAJE

Firefox-OS1Industria Hon Hai Precision e njohur edhe si Foxconn, është bashkuar me kompaninë Mozilla për të krijuar një pajisje që do të ketë platformën Firefox. Dyshja nuk kanë dhënë detaje për pajisjen e re, por pritet të jetë një tablet, dhe është planifikuar të prezantohet me datë 3 Qershor.

Ky veprim për Foxconn shënon një ndryshim të ritmit, e cila është vlerësuar se 60 % të fitimeve të saj janë nga montimi i iPhone-ve dhe iPad-ve nga Apple. Tani kërkesa për produktet e Apple ka rënë kështu qe ka prekur edhe fitimet e Foxconn-it, duke bërë që ajo të kërkojë burime alternative.

Mozilla ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me Alcatel, LG dhe ZTE për të krijuar pajisje me platformën Firefox. Sipas Reuters edhe Huawei pritet gjithashtu ti bashkohet kësaj gjatë këtij viti.

Platforma Firefox do të përballet me një betejë të vështirë, përderisa tanimë ka konkurrencë domethënëse në arenën e smartphone-ve dhe tablet-ve. Gjithçka mbetet të shihet muajt e ardhshëm. |ameble|

SHPËRNDAJE