SHPËRNDAJE

Foxconn punetoretProdhuesi tajvanez i elektronikës Foxconn ka njoftuar se do të punësojë deri në 3000 inxhinierë të  softuerit për të ndihmuar në punën e Firefox-it me partnerin e saj të ri me Mozilla, gjithashtu zhvillimin e softuerit të saj.

Në mënyrë të veçantë, kompania është duke kërkuar për inxhinierë me aftësi në HTML 5 dhe në Cloud Computing. Njoftimi vjen vetëm dy javë pasi Foxconn publikisht kishte njoftuar për partneritetin e saj me Mozilla-n. Foxconn ka plane për të zhvilluar pesë pajisje më sistem operativ Firefox, duke përfshirë smartphone, tablet, laptopë dhe TV. Çështja më e madhe, megjithatë, do të sjellë konsumatorët në një ekosistem me vetëm 1000 aplikacione, ku të gjithë këta inxhinierë do të kenë një rol.

Foxconn është e njohur mirë për partneritetin e saj me Apple dhe prodhimin masiv të iPhone-ve, por marrëdhënia e dy kompanive “ka bërë të bie kohët e fundit. Foxconn kohët e fundit ka njoftuar se synimet e saj janë që të lëviz në zhvillimin robot, duke deklaruar se planifikon të punësojë 5000 punëtor për një strukturë robotike në Tajvan. |ameble|

SHPËRNDAJE