SHPËRNDAJE

Foxconn puntoretMë herët është përfolur se kompania Foxconn është e interesuar në blerjen e kompanisë Sharp, gjithashtu është thënë se u ka ofruar një shumë prej 5.3 miliard dollarësh. Kjo rezulton në atë se thashethemet kanë qenë pjesërisht të vërteta, sepse tani është raportuar edhe nga Wall Street Journal, nga persona që janë të lidhur ngushtë me kompaninë dhe me këtë çështje. Atyre u është thënë se bordi i kompanisë Sharp ka miratuar propozimin.

Po themi pjesërisht e vërtetë, sepse si duket shuma e ofruar është shumë më e lartë se siç ishte raportuar me herët. Sipas këtij raporti, Foxconn është thënë t’i ketë ofruar rreth 6.24 miliard dollarë për të blerë kompaninë.

Se a do të ndodh në të vërtet apo kur do të zyrtarizohet kjo blerje, mbetet të shihet. /ameble

SHPËRNDAJE