SHPËRNDAJE

HTC ka dërguar ftesa paksa misterioze gjatë fundjavës për një ngjarje që pritet të mbahet të mërkurën në Kinë ose në Tajvan. Kompania pritet të prezantoj një ose më shumë pajisje të reja të linjës së tyre të smartphone-ve Desire. Përderisa HTC Desire origjinal ishte një model perfekt në kohën e vet, kjo seri është shfaqur si një seri e kategorisë së mesme dhe asaj të ulët.

HTC Desire ftesa

Deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga HTC se për çfarë është fjala, por thashethemet tashmë thonë se prodhuesi mund të lansoj smartphone të rangut të mesëm apo rival me Moto G, i cili ofron karakteristika të mira dhe gjithashtu versionin e fundit të Android-it dhe posedon çmimin e ulët rreth 200 $. |ameble|

SHPËRNDAJE