SHPËRNDAJE

google-vs-euNjë gjykatë Evropiane ka vendosur se Google duhet të fshij informatat personale nga rezultatet e kërkimit në qoftë se një person dëshiron që informatat personale të tij të hiqen.

Vendimi pikërisht vjen nga Gjykata e Bashkimit Evropian të Drejtësisë në Luksemburg dhe vendimi erdhi pasi që një spanjoll ishte ankuar në një agjenci të mbrojtjes së të dhënave në lidhje me rezultatet e kërkimit të cilat shfaqen në Google.

Google nuk pranoi për të hequr të dhënat dhe rezultatet e kërkimit që kishte kërkuar spanjolli, kështu që personi në fjalë kishte vendosur që të padis kompaninë Google në gjykatën evropiane dhe gjykata vendosi se Google duhet të fshij të gjitha informacione të kërkuara nga paditësi.

Ky vendim i ri mund të ndryshojë mënyrën se si Google i përgjigjet kërkesës për heqjen e të dhënave në Evropë.

Deri më tani janë mbi 180 raste të ngjashme në Spanjë që kanë ngritur padinë kundër Google-it në lidhje me heqjen e të dhënave personale nga rezultatet e kërkimit. /ameble

SHPËRNDAJE