SHPËRNDAJE

Google ka anuluar ngjarjen e saj për të Hënën, në të cilën kompania ka planifikuar që të zbuloj një smartphone dhe tabletë te ri Nexus, krejt kjo për arsye të një uragani të quajtur Sandy. Ngjarja në qytetin e New York-ut është paraparë të shfaq para publikut përditësimin Android 4.2,  smartphone-in LG Nexus 4 si dhe tabletën Samsung Google Nexus 10, por e gjithë kjo është anuluar në minutat e fundit për arsye sigurie.

Kjo stuhi është parashikuar të arrijë ne qytetin e New York-ut të Dielën ose të Hënën, me kërcënimin e përmbytjeve nga uji dhe dëmtimeve nga era.

“Ne kemi anuluar ngjarjen për ditën e Hënë në mëngjes për shkak të uraganit Sandy” ka thënë Google në një deklaratë të lëshuar dje.

Një orar tjetër për ketë ngjarje ende nuk është njoftuar, por ne do të informojmë në momentin kur caktohet një datë e re. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE