Thashethemet po qarkullojnë se Google është duke u përgatitur të zbuloj një shërbim të ri të quajtur Google Babble që është dizajnuar si një Messenger i unifikuar, dhe që pritet të zbulohet në organizimin vjetor Google I/O.

Russell Holly nga Geek.com, ka zbuluar historinë për Google Babble duke thënë se ky shërbim mund të zbulohet në Google I/O në mes të muajit Maj. Detajet për Google Babble janë shumë të pakta për momentin, mirëpo Holly pohon se raporti vjen nga burime të shumta që dëshirojnë të mbesin anonim.

Në anën tjetër kompania Google nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht për sa i përket kësaj. |ameble|