SHPËRNDAJE

Boston DynamicsJavën që shkoj Google ka blerë kompaninë e madhe inxhinierike që bën prodhimin e robotëve mobil të quajtur Boston Dynamics, e cila më parë ka punuar për së afërmi me Pentagonin. New York Times raporton se Google nuk ka në plan të bëhet kontraktues ushtarak në prodhimin e robotëve, edhe pse kontratat ekzistuese të Boston Dynamics do të mbesin.

Me herët, Google kishte njoftuar se ish udhëheqësi i Android-it, Andy Rubin, do të marrë përgjegjësi të reja kurse tani flitet se do të udhëheq ketë kompani. Gjiganti i kërkimit nuk ka dhënë asnjë informatë në lidhje me shumën e parave të paguara për blerjen e kësaj kompanie. |ameble|

SHPËRNDAJE