SHPËRNDAJE

Zync LogoGoogle të martën ka njoftuar se ka blerë startup-in Zync, e cila prodhon efektet vizuale teknologjike prapa filmave si Star Trek Into Darkness dhe Looper.

Si pjesë e blerjes, Zync do t’i bashkohet ekipit të platformës Google Cloud. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë zbuluar.

E themeluar gati pesë vjet më parë, Zync është përdorur si zgjidhje në pasqyrimin e shumë filmave artistik dhe në reklama, duke përfshirë American Hustle, The Way Way Back, dhe Zookeeper.  “Për të krijuar efekte të mahnitshme dhe të veçanta kërkohet një ekip i aftë i artistëve vizual dhe dizajnerve, të mbështetur nga një infrastrukturë shumë e fuqishme,” ka shkruar Menaxheri për produkte në Google Belwadi Srikanth në një blog post ditën e djeshme.

Ndërkohë, ekipi nga Zync ka thënë se do të vazhdojë të ofrojë shërbimin më të mirë për konsumatorë, edhe si pjesë e Google-it.

Ndërkohë sa i përket kësaj blerje Google ka premtuar më shumë detaje të blerjes në muajt e ardhshëm. /ameble

SHPËRNDAJE