SHPËRNDAJE

TermostatAmbicia e Google-it për të fituar para me reklama mund të shkojë më tej se sa mund ta kishit imagjinuar. Kompania është shprehur në një letër se po mendon të shfaqë reklama në ekranët e frigoriferëve, makinave, termostateve, smartwatch-ve dhe pajisjeve të tjera, për qëllime rritje të ardhurash nga reklamat. Google u shpreh se dëshiron të shfaqë reklama në çdo pajisje të mundshme.

Kjo ide është pjesërisht me vend pasi Google bleu kompaninë Nest për 3.2 miliardë dollarë, së bashku me produktet e saj. Google ka arritur të prodhojë produkte në të gjitha kategoritë e sipërpërmendura, duke përfshirë Google Glass dhe partneritetin për prodhimin e makinave me sistemin Android. Sigurisht që asnjë nga këto produkte nuk shfaqin reklama për momentin, por letra e Google-it shpreh planet afatgjata që ka kompania. /ameble

SHPËRNDAJE