E plotësuar 28 nëntor: Google pra e mbajti fjalën dhe menjëherë pas orës 12 të mesnatës, në minutat e parë të datës 28 nëntor e ka shfaqur logon e saj (foto me poshtë) që bashkë me shqiptaret feston 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Mirëpo kjo nuk mund të shihet nga vende tjera përveç nga Shqipëria (kliko foton për të parë origjinalin). Faleminderit Google.

Një lajm tjetër që të bën të jesh krenar, edhe Wikipedia u bë kuq e zi. Urime 100 vjetorin. |ameble|

21 nëntor: Prej kohësh disa lëvizje nga disa grupe në Facebook,Twitter dhe në rrjete të tjera sociale kanë tentuar te tërheqin vëmendjen e punonjësve të Google për një Doodle për festimin e 100 vjetorit të shtetit Shqiptar, që duket se kanë funksionuar këto përpjekje!

Sipas FB profilit Tirana, Google do të festojë 100 vjetorin e shtetit Shqiptar me një “doodle” dhe ky është lajmi konfirmues! Doodle-s janë logo-surpriza nga Google qe nxirren në çaste te caktuara ne përkujtim ose ne festim te ngjarjeve apo njerëzish te dalluar ne histori. Shembuj te Doodles janë imazhet ne ditët e lojërave olimpike, doodle për nder te Chaplinit, Pac-man etj. |ameble| [divider top=”0″]