SHPËRNDAJE

Dy vjet më parë, Google kishte lansuar online rrjetin social të tyre Google+.

Në ditët e para, kompania shërbimin Google+ e kishte përshkruar më shumë si një “shtresë shoqërore” sesa një rrjet social të pastër, për shkak se Google+ përshkonte shumë shërbime të ndryshme, dhe nuk e kishte idenë se mund të konkurronte direkt me Facebook-un dhe Twitter-in.

Nuk bëri asnjë gabim, megjithatë, për dy vjet Google+ tani patjetër është një rrjet social. Posedon më shumë se 500 milionë përdorues dhe thuhet se rreth 300 milionë prej tyre janë aktiv.

Edhe pse Google asnjëherë nuk ka bërë zyrtarisht ndonjë datë përvjetorin për Google+, por si duket dita e Premte e javës së fundit të muajit Qershor gjithnjë po bëhet një ditë festive. Gjithashtu gjatë kyçjes në Google+ një logo e veçantë tregon përvjetorin e  dytë të këtij rrjeti social.

Dave Besbris dhe shefi i Google+, Vic Gundotra kanë ndarë një klip GIF për vizitorët:

Google+ brthd

SHPËRNDAJE