SHPËRNDAJE

Për aftësitë e syzeve Google Glass kemi raportuar edhe me herët, për atë se mund të lexohen mesazhe, të bëhen fotografi, video, etj. mirëpo asnjëherë nuk është thënë se kjo pajisje mund të përdoret dhe për të shpëtuar jetë njerëzish.
The Boston Globe ka treguar një rast ku Doktori Steven Horng që punon tek Spitali i Bostonit gjatë kurimit të një burri ku truri i tij ishte i gjakosur, ai posedonte syzet Google Glass dhe të vetmen gjë që e dinte për pacientin ishte se pacienti kishte alergji ndaj disa barnave, por nuk e dinte prej cilave.

Pa pasur kohë ta linte pacientin dhe ti kërkonte barnat, prej të cilave pacienti i goditur nga një sëmundje kishte alergji, ai kërkoi të dhënat e pacientit në Google Glass, i gjeti informacionet dhe e stabilizoj gjendjen e pacientit.

[youtube id=”jnEdaslPtEg” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE