SHPËRNDAJE

Kompania Google ka deklaruar dje se do të investojë 150 milion për të zgjeruar qendrën e të dhënave të tyre (Data Center) që gjendet në Finlandë.

Në ketë deklaratë të enjten, Google ne Finlandë ka thënë se qendra e të dhënave do të dyfishohet më kapacitet si rezultat i investimeve te reja. Ajo është vendosur në një ish fabrikë letre në qytetin juglindor bregdetar Hamina dhe është një nga vendet ku kompania mban serverët e saj.

Projekti deri ne përfundim do të zgjasë 18 muaj dhe ky investimi është vlerësuar se mund të shtoj 25 vende pune për stafin aktual të qendrës qe është 90. Në vitin 2009, Google ka blerë ish fabrikën e letrës Stora Enso Oyj dhe ka kthyer atë në një qendër të të dhënave duke përdorur ujin e detit nga Deti Baltik për sistemin e ftohjes. Kjo qendër ka filluar veprimtarinë e saj në shtator 2011. |google| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • shema

    Eshte dashte me ardhe ne kosove, kemi vend sa te duash

  • albani

    shem per me ardh ktu duhet me pagu 20 % haraq e kta ashtu sdojn