SHPËRNDAJE

Google ngjarjaGoogle ka caktuar një ngjarje për të mërkurën me 24 Korrik, si duket ka në plan të nxjerrë në pah tiparet e reja të Android-it, së bashku me ndonjë pajisje të re të Nexus-it.

Ftesa në vetvete nuk tregon asgjë në lidhje se çfarë mund të pritet, por sipas konferencës vjetore Google I/O kryesisht ishte e përqendruar në platformën Android dhe përditësimin e serisë së tyre Nexus, ngjarja e javës së ardhshme duket të paraqes diçka te re nga këto. Këtu do të jetë i pranishëm edhe Sundar Pichai, zëvendës president i lartë për Android.

Është e paqartë se çfarë do të sjell versioni i ri Android 4.3, edhe pse kompania kohën do ta kaloj duke folur rreth ridizajnit të aplikacionit të kamerës, të cilën e kemi parë në edicionet e Google-it në Galaxy S4 dhe HTC One. Për të tjera mbetet të shihet në ditët e ardhshme. |ameble|

SHPËRNDAJE