SHPËRNDAJE

Kompania Google me herët kishte njoftuar se do të sjellë një version të plotë të hartave, ku mund të përdoren pa lidhje interneti (offline). Më saktësisht, kemi pasur qasje që të ruajmë hartat offline në pajisjet mobile, por nuk kanë qenë aq shumë të përdorshme, tani me versionin e ri do të kem më shumë mundësi.

Google maps Offline

Gjiganti Google ka njoftuar se Google Maps tani ofron navigim të plotë, madje edhe kur nuk kemi lidhje interneti. “Përveç që mund të shihen sipërfaqe e rrugë të vendeve, tani ofrohen edhe drejtime, mundësi kërkimi për destinacione të caktuara apo edhe dhe për të gjetur informacion të nevojshme në lidhje me vendet.” Shembull, gjendeni në një qytet dhe ju intereson të gjeni dyqanin e caktuar, atëherë nëpërmes Google Maps Offline do t’ju paraqiten informatat e atij dyqani më të afërm.

Për të pasur këto mundësi, ju nevojitet të shkarkoni hartat në pajisjet tuaja. Hapeni Google Maps në Android, shkoni tek menyja “Offline areas”, shtypni butonin +, për të shtuar një vend/qytet të ri. Pastaj, duhet të zgjidhni madhësinë e zonës offline (sa më të gjerë e zgjidhni zonën në hartë, aq më shumë hapësirë zihet në pajisjen tuaj.)

Perditësimi i fundit i Google Maps për Android fillon lansimin “gradualisht”, ka thënë Google, që do të thotë se nuk do të jetë në dispozicion për të gjithë menjëherë. /ameble