SHPËRNDAJE

Muajin e kaluar Gmail u bë aplikacioni i parë Android që ka arritur një miliardë shkarkime, më pas është ditur se edhe Google Maps nuk është shumë larg që të arrij ketë numër.

Google Maps nje miliardë

 

Tani Android Police ka raportuar i pari se Google Maps e ka kaluar pragun një miliard të shkarkimeve, duke e bërë atë aplikacionin e dytë Android në histori për të arritur këtë pikë. Sigurisht, ngjashëm si Gmail edhe Google Maps vjen i instaluar në shumicën e pajisjeve Android, kështu që nuk duhet të habitemi për arritjen e numrit një miliardë gati në të njëjtën kohë me Gmail.

Megjithatë, kjo është një e arritur jashtëzakonisht mbresëlënëse për të dy aplikacionet dhe një përkujtim se sa shumë aplikacionet dhe shërbimet e Google kanë pushtuar botën, madje edhe ata të cilët nuk e pëlqejnë fare vetëm se duke përdorur platformën Android si platformën e tyre primare. /ameble

SHPËRNDAJE